Nuk e ka takuar dhe s’ka qenë mbesa e tij. Beniada Jakiç sqaron pse nuk mbajti zi në Instagram për Nishanin

Beniada Jakic, modelja që u bë e njohur në reality show-n Big Brother VIP, është përballur me kritika nga ndjekësit, pasi nuk mbajti zi në Instagram për vdekjen e ish-Presidentit Bujar Nishani. Me një Instastory teksa sqaron se ish-presidenti është kushuriri i babit të saj dhe nuk ka patur kurrë fati ta takojë Beniada gjithashtu thotë se dhimbja për humbjen e një personi nuk tregohet nga Instagrami.

Komentuesja: Beniada sido që të keni shkuar me familjen e xhaxhi Bujarit t’i duhet ta kishe nxjerrë te faqja jote se ai është gjaku jot, mos i humb vlerat që ke marrë.

Beniada: Me shumë dashuri dua t’ju tregoj se respekti dhe dhimbja për një person që nuk është mes nes, nuk tregohet nga Instagrami. S’e kam pasur fatin asnjëherë ta njoh nga afër, nuk ishte xhaxhai im, por kushëriri i babit. Mendoj se komentet në këto raste është më mirë t’i mbani për vete. Çdo gjë që unë publikoj është pjesë e punës time. faleminderit për mirëkuptimin, ju kam shumë xhan.

Nuk e ka takuar dhe s’ka qenë mbesa e tij. Beniada Jakiç

Share With:
Translate »
115 Views