Nuk e priste askush! Naomi Campbell bëhet nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare

Naomi Campbell është bërë nënë për herë të parë, duke mirëpritur fshehurazi një fëmijë. Supermodelja 50 vjeçare e bëri me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, ku zbuloi se ka sjellë në jetë një vajzë.

Naomi Campbell është bërë mama në moshën 50 vjeç

“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj, aq e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time. Nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ju engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe.”, shkroi modelja.

Modelja ndau këtë fotografi për të njoftuar lajmet e saj

Modelja e ka mbajtur gjithmonë jetën e saj private larg vëmendjes së publikut. Duke folur për krijimin e një familjeje në një intervistë për revistën “Vogue” në 2018-ën, ajo tha: “Do të doja të kisha fëmijë. Unë i dua fëmijët dhe do t’i dua gjithmonë.”, u shpreh asokohe Naomi.

Naomi Campbell Announces She's Welcomed A Baby Girl | HuffPost UK

Share With:
Translate »
535 Views