Videoja virale me 10 vjeçaren nga Palestina: Familja më thotë se ata thjesht na urrejnë, pse?

Nadine Abdel-Taif nga Palestina është vetëm 10 vjeçe dhe ëndërron që një ditë të bëhet doktoreshë. Por ashtu si mijëra fëmijë të tjerë, e ardhmja e saj mes konfliktit Izrael-Palestinë është e pasigurt. Në media po xhiron videoja teksa vogëlushja flet për gjithçka që po ndodh dhe ndjesitë që po përjeton në këto ditë tmerri.

Videoja virale me 10 vjeçaren nga Palestina: Familja më thotë

“Unë jam thjesht një fëmijë. Unë nuk di as çfarë të bëj”, thotë Nadine lot në sy teksa tregon rrënojat pas saj dhe se çfarë ka shkaktuar sulmi i kryer nga izraelitët në Palestinë.

Në videon e bërë virale me 5 milionë klikime, Nadine thotë se do ti tregojë botës se si fëmijët e pafajshëm duhet të mbajnë barrën e gjithë kësaj. Video fillimisht është publikuar nga një organizatë e quajtur ‘Middle East Eye’.

Abdel-Taif filmohet teksa me disa fëmijë të tjerë sheh pamjet shkatërruese nga raketat izraelite të lëshuara në Gaza. Ajo ndihet e pafuqishme pasi nuk mund të bëjë asgjë për këtë.

“Unë nuk mund të bëj asgjë, ju i shihni të gjitha këto. Çfarë prisni të bëj? Të riparoj këto që kanë ndodhur? Unë jam veç 10 vjeçe. Unë nuk mund të merrem me këtë.”

Më tej, ajo flet për ambiciet e saj për t’u bërë një mjeke për të ndihmuar njerëzit e saj.

“E gjithë kjo, kur e shoh, vërtet qaj çdo ditë. Them me vete, pse e meritojmë këtë? Çfarë bëmë për këtë? Familja ime thotë se ata thjesht na urrejnë. Ata thjesht nuk na pëlqejnë sepse jemi myslimanë. Nuk është e drejtë”.

Për fat të mirë, familja e vogëlushes është e sigurt, e konfirmuar edhe nga një prej mësuesve të saj:

“Falënderoj Zotin, Nadeen dhe familja e saj janë shëndoshë e mirë. Por nuk të imagjini traumën që po kalojnë këta fëmijë dhe familjarët e tyre”.

Dhuna midis Izraelit dhe Palestinës ka lënë pasoja të frikshme, veçanërisht për fëmijët që jetojnë në Gaza. Ndërsa disa prej tyre janë me fat dhe do i mbijetojnë të gjithave, ka shumë të tjerë që kanë humbur jetën.

Numri i të vdekurve përfshin edhe foshnje të porsalindura. Lufta vazhdon ende. Numri i të vdekurve është në rritje. Shkatërrimi, veçanërisht në anën palestineze, është masiv. Miliona njerëz në internet po reagojnë duke bërë thirrje që të ndihmojnë me ushqime dhe për nevoja të tjera palestinezët.

Share With:
Translate »
393 Views