Nuk e priste, Floriana Garo surprizohet nga i ati live në emision
Floriana Garo ishte e ftuara e Ermal Peçit në takimin e së shtunës ‘Më prit në fundjavë’. Impenjimet e saj në politikë por edhe familja e bukur ishin fokusi i intervistës me të, intervistë që nisi me surprizë për Garon.
Edhe pse ajo është përpjekur t’i mbajë familjarët larg vëmendjes publike, për herë të parë moderatorja u befasua nga videomesazhi i të atit. Ai tregoi për ‘Më prit në fundjavë’ se ka çmuar gjithmonë shpirtin e saj luftarak në cdo sfidë që ka ndërmarrë.
Mes kujtimeve ai shtoi se edhe në SHBA, Floriana dilte shpesh ndaj rregullave amerikane për të qenë sa më vetvetja. Edhe pse mes debateve për përfshirjen e saj në politike, babai i Florianës pohoi se ai dhe pjesa tjetër e familjes do jene gjithmonë aty për të.