Nuk e shihte djalin prej 2 vitesh, 70-vjeçari amerikan bën reagimin epik (VIDEO)
Ky është momenti rrëqethës kur një baba 70-vjeçar kapërcen një gardh për ta përqafuar djalin e tij ushtarak, të cilin nuk e kishte parë prej dy vitesh.
Në një video të shpërndarë në internet, shihet duke u relaksuar në një karrige lëkundëse në Decatur-Conehatta, Misisipi, derisa djali i tij, Jarius Huddleston, 21 vjeç, afrohet ngadalë.
Në atë moment arrin Jarius në hyrje të shtëpisë, dhe Charles ngrin paksa, përpara se të hidhej nga karrigia e tij dhe të kërcente mbi gardh; për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë djalit të tij.
Anëtarët e familjes mund të dëgjohen duke qeshur, derisa momenti emocional regjistrohet nga motra e Jarius, Pam.
Të dy thuhet se janë të shumë të afërt dhe kanë folur çdo ditë në telefon, që kur Jarius u largua për t’iu bashkuar Ushtrisë dy vite më parë.
Jarius është i vendosur në Fort Lewis, Washington, dhe nuk kishte qenë në gjendje të vizitonte shtëpinë që nga largimi, kryesisht për shkak të pandemisë.
Por më 20 qershor, Jarius dëshironte të bënte diçka të veçantë për ditëlindjen e 70-të të babait të tij, dhe për Ditën e Baballarëve.