Nuk fikte dot qiriun, provon ta hajë kekun bashkë me të

Sawyer nga ShBA festoi ditëlindjen me familjen e tij por një “incident” i cuditshëm ndodhi gjatë festës.

Vogëlushi që mbushi dy vjeç, e kishte të pamundur ta shuante flakën e qiriut, megjithëse merrte frymë thellë.

“Kujdes” dëgjohet duke thënë dikush prej familjarëve, teksa ai ishte i padurueshëm dhe deshi ta hante gjithsesi tortën bashkë me qiriun e ndezur.

Në video mund të shihni momentin komik, teksa në sfond dëgjohen të tjerët duke ia kënduar këngën e ditëlindjes.

Share With:
Translate »
527 Views