Nuk i uroi Luizin dhe Kiarën për pritjen e ëmbël, Amos zbulon arsyen

Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër të një vajze. Ky ka qenë lajmi më i përfolur ditët e fundit. Pas konfirmimit të shtatzënisë të shumtë ishin personazhet e njohur pubik që e uruan dyshen.

Ndër to edhe personazhe që nuk kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin. Së fundmi Amos Zaharia i ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka treguar se nuk i ka uruar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon për pritjen e ëmbël të vajzës së tyre, pasi nuk ka pasur mundësi që të takohet me çiftin.

“Nuk i kam uruar sepse nuk kam patur mundësi të takohem me Luizin dhe Kiarën, por nëse do më rastisi t’i kem përballë do i uroj. Që kur kam dalë nga ai emision nuk jam takuar pothuajse me asnjërin. Unë nuk i zgjodha ato personazhe, unë i zgjedh njerëzit që duhet të kaloj jetën time. Kjo sepse shumë njerëz shohin interesat e tyre, përpos miqësisë.”- tha aktori.

Share With:
Translate »
52 Views