”Nuk jemi asgjë në këtë botë” Inva Mula tregon tmerrin që përjetoi mëngjesin e 26 nëntorit

Sopranoja e famshme Inva Mula ka rrëfyer ditën e djeshme në Abc News përjetimin personal për termetin tragjik që goditi vendin. Ajo jeton prej disa vitesh mes Tiranës dhe Parisit, por edhe kryeqyteteve evropiane ku vazhdon karrierën e saj artistike, por mëngjesi i 26 nëntori i gjeti në Tiranë.

“Personalisht e përjetova me frikë. Kisha ardhur vetëm për një natë, por ajo ishte nata e tmerrit. Shumë e frikshme, ajo ora 03.56 minuta. Kjo na tregon se nuk jemi asgjë në këtë botë. Jemi kaq vunerabël, sepse për disa sekonda gjithçka kthehet përmbys… “, u shpreh e emocionuar Inva.

Pyetjes së gazetarit, Endri Xhafo, se i lindi ideja për të organizuar një mbrëmje për mbledhje fondesh, ajo u përgjigj: “Kjo ishte një tragjedi e madhe për vendin dhe askush nuk ka mbetur indiferent. Unë që atë ditë mora makinën dhe shkova në zonat e prekura më rëndë nga termeti. Më emocionoi një nënë e cila teksa mbante fëmijën e vogël në krahë më tha ”U desh që të binte termeti që të takoja ty’”. Ideja për të ndihmuar këta njerëz më lindi menjëherë kur pashë gjendjen e rëndë. Fillimisht doja ta bëjë koncertin në Teatrin e Durrësit, pastaj thashë le të kthehemi në Tiranë. Dhe u vendos që mbrëmja humanitare do të mbahet të dielen tek salla e Katedrales Ortodokse. Dua ta theksoj që në në fakt nuk është koncert, por mbrëmje humanitare”, tha më tej ajo.

Share With:
Translate »
405 Views