Nuk ka dyshime, Beatrix dhe Alban Ramosaj nuk flasin me tezen dhe kushërirat Hadërgjonaj

Mbrëmjen e kaluar në Pallatin Presidencial u mbajt eventi special “ODA”. Agnesa Hadërgjonaj dhe Ketrina Jarazi për herë të dytë sollën në Tiranë eventin e rëndësishëm duke mbledhur bashkë disa nga emrat më të njohur shqiptarë të fushave të ndryshme. Mes shumë të pranishmëve u vu re mungesa e anëtarëve të familjes Ramosaj. Këtë vit Alban Ramosaj dhe Beatrix Ramosaj nuk kanë shkuar në ceremoninë që organizoi kushërira e tyre. Duket se përkeqësimi i marrëdhënieve ka ndikuar edhe tek nëna e tyre, Antigona Ramosaj, e cila gjithashtu nuk i është bashkuar festës.
Prej disa ditësh marrëdhënia mes dy familjeve Hadërgjonaj-Ramosaj është vënë në vëmendje të mediave, pasi përflitet se mes tyre ka një konflikt. Ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe mungesa në event i shton dyshimet.

Share With:
Translate »
638 Views