Nuk ka vend për drama, kjo është arsyeja pse Meghan dhe Kate qëndruan larg njëra-tjetrës në eventin e rëndësishëm

Ditën e djeshme Meghan Markle dhe Kate Middleton morën pjesë në “Rembrance Sunday” në kujtim të ushtarëve të vrarë në luftë dhe dy dukeshat qëndruan shumë larg njëra-tjetrës. Kate u pa bashkë me Mbretëreshën Elizabeth dhe Camilla në një ballkon, ndërsa Meghan qëndroi në një ballkon tjetër me Konteshën e Wessex dhe bashkëshortin e Princeshës Anne.

Nëse dikush mund të mendonte se ato nuk u ulën pranë njëra-tjetrës pasi nuk kanë dëshirë, e vërteta në fakt nuk është kështu. Revista “Hello!” ka raportuar se pjesëtarët e familjes mbretërore qëndrojnë kështu për shkak të rendit të tyre të përparësisë. Dukesha Kate zuri vendin e Princit Philip kur ai doli në pension dhe prandaj ajo ishte në vendin kryesor, duke qenë se edhe bashkëshorti i saj, Princi William, një ditë do të bëhet mbret. Gjithashtu Dukesha e Cornwall, Camilla qëndroi pranë Mbretëreshës Elizabeth, sepse bashkëshorti i saj, Princi Charles, do të zërë në të ardhmen fronin e mbretit. Kjo do të thotë se Meghan dhe Kate nuk kanë fshehur asnjë lloj drame, por ato thjesht kanë respektuar rregullat e familjes mbretërore në lidhje me hierarkinë.

Share With:



199 Views