Nuk kanë pse fshihen më, çifti ynë i preferuar në pritje të fëmijës së dytë

Nuk është më e nevojshme ta fshehë. Modelja 31-vjeçare Chrissy Teigen është në pritje të fëmijës së dytë dhe barku i rrumbullakët ka filluar të duket. Ka qenë vetë bukuroshja e cila ka dhënë lajmin e mirë nëpërmjet një video të adhurueshme në Snapchat. Chrissy shfaqet së bashku me vajzën e saj, të cilën teksa po i tregonte barkun e pyet: ‘Luna, çfarë ka këtu”, e ndërsa ajo i përgjigjet me ëmbëlsinë e saj: “një bebe”. Chrissy dhe John Legend, këngëtari i hitit “All of me” janë martuar 4 vite më parë në në Liqenin e Como-s, Itali.

Pak muaj më parë, 31-vjeçarja ka rrëfyer se gjërat mes saj dhe John Legend nuk po shkonin aq mirë, saqë ky i fundit kishte kërkuar divorcin, por modelja e kishte refezuar dhe siç ka treguar, ka bërë gjithçka që kjo dashuri të mos merrte fund…rezultatin e dini tashmë.

Ne kemi një shprehje që mund ta përkufizojmë shumë mirë këtë situatë: pas shiut del dielli…dhe në fakt kështu ka ndodhur. Familja e tyre do të bëhet më e madhe, pasi një bebe është rrugës.

Share With:
Translate »
932 Views