Për tu shoqëruar me të bijën këngëtare e bëri “shqiptarçe”, i mori leje babit, për fytyrën e saj tatuazh pyeti zemrën

Gjërat po bëhen shumë serioze.

Këngëtarja Lady Gaga u fejua larg vëmendjes së medias gjatë muajve të verës me agjentin e talenteve, Christian Carino (sigurisht vetëm pasi ky i fundit i mori leje babait të saj) dhe çifti duket më i dashuruar se kurrë. Fansat syshqiponjë të këngëtares vunë re se Carino kishte bërë tatuazh fytyrën e këngëtares në krahun e majtë.

Ndonëse duken më të dashuruar se kurrë, ata nuk kanë ende plane për dasmë, kjo për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë të Lady Gaga-s. 31-vjeçarja vuan nga fibromyalgia, një sëmundje që sjell lodhje, përgjumje, dhimbje trupi, e cila e ka detyruar këngëtaren e hitit “Poker face” të anulojë disa nga koncertet e saj.

Jeta e saj profesionale nuk po shkon dhe aq mirë për të, por fatmirësisht nga jeta private kemi vetëm lajme të mira.

Share With:
Translate »
865 Views