Nuk ndalet rritja e të infektuarëve me Covid/ Sot rekord i ri infektimesh dhe 4 viktima

Vijojnë shifrat e larta nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 306 raste të reja infektimi.

Ndërkohë që vijon të mbetet i lartë edhe numri i viktimave, ku në 24 orë kanë ndërruar jetë 4 pacientë. Gjithashtu, MSH bën me dije se kanë fituar betejën me virusin e rëndë 71 të infektuar, ndërsa të shtruar në spital janë 260 persona.

Share With:
Translate »
537 Views