Nuk ngeleni shtatzënë? Ja pse një pjesë e madhe e problemit qëndron tek meshkujt

Më shumë se 20% e çifteve kanë probleme në lidhje me shtatzëninë në ditët e sotme.

Mënyra më e mirë për zgjidhjen e këtij problemi është t’i drejtoheni një mjeku gjinekolog. Por, cilat janë disa nga arsyet e mos ngeljes shtatzënë dhe te kush qëndron problemi më shumë?

Këtë dhe shumë pyetje të tjera, na i zbulon dr.Ardi Prushi.

Dajana: A kemi një rritje të numrit të grave të cilat nuk ngelin shtatzanë? Dhe cilat janë shkaqet?

Dr.Ardi: Këtu duhet të bëjmë një diferencim të vogël, sepse të paktën në Shqipëri jemi pak mbrapa në lidhje me shifrat apo me studimet statistikore dhe nuk e dimë një raport të saktë në përqindje apo janë shtuar. Ende nuk e dimë nëse kemi rritur diagnozën e këtyre problemeve, apo thjesht është shtuar numri në mënyrë eksponenciale. Sigurisht, rreth 20% e çifteve kanë probleme me fertilitetin dhe më pas i drejtohen mjekut obstetër gjinekolog. Më lejo të them edhe diçka tjetër, sepse ka ngelur si stigmë që “akuzohen” përgjithësisht femrat se problemi është tek ato, por në fakt rreth 45% e kanë problemin meshkujt dhe 55% femrat. Gjithmonë konsultat për pjesën e fertilitetit duhen bërë në çift

Dajana: Check-up rutine sa shpesh duhet bërë dhe sa neglizhohet?

Dr.Ardi: Një check-up (kontroll) rutine këshillohet të bëhet një herë në vit, ndërsa pap testi një herë në dy vite deri në moshën 40 vjeç për pacientët që kanë pasur një pap test paraardhës  normal. Së fundmi, kontrollet e tilla janë shtuar më shumë në krahasim me vite më parë dhe shikoj që ka një ndërgjegjësim dhe një qëndrim më të madh për kujdesin në aspektin gjinekologjik.

Dajana: Ndalemi pak te sëmundjet malinje. Si mund t’i depistojmë?

Dr.Ardi: Pap testi është një nga metodat më të mira për kancerin e qafës së mitrës dhe ka një efikasitet shumë të madh me depistimet e tumoreve të organeve të ndryshme. Është një armë shumë e fortë me një kosto shumë të ulët që duhet ta bëjë çdo femër që është seksualisht aktive mbi 25 vjeç.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

 

Share With:
Translate »
164 Views