Numri i spermatozoideve është reduktuar me 50% vitet e fundit

Mjekët kanë ngritur alarmin për sa i përket çështjes së fertilitetit mashkullor. Sipas tyre në vitet e fundit numri i spermatozoideve është reduktuar me 50%, shifra këto tejet shqetësuese. A është rraca njerëzore e rrezikuar nga zhdukja e menjëherëshme? Sigurisht që jo, por nëse shifrat vazhdojnë me këto ritme rreziku mund të jetë afër.

Shkencëtarët po raportojnë uljen masive të numrit të speratozoidëve prej katër dekadash tashmë. Por masat e marra për këtë gjë, janë të kritikuara pasi nuk kanë dhënë asnjë rezultat konkret.

Shanset e një femre për të mbetur shtatzënë janë më të larta nëse numri i spermatozoideve të partnerit është i lartë. Një mashkull pa spermatozoidë nuk ka asnjë shans. Një mashkull me 15 milion spermatozoidë për mililitër ose më pak, ka shanse të reduktuara, ndërsa një mashkull me spermë të shëndetshme duhet të ketë nga 15 milionë spermatozoidë për mililitër deri në 200 milion.

Pra një mashkull i shëndetshëm ka shanse të mëdha të lërë partneren shtatzënë që në vitin e parë. Por këto shifra të shëndetshme kanë rënë ndjeshëm në dekadat e fundit. Por cilat janë pikat në të cilat janë përqendruar shkencëtarët?

Ulja e numrit të spermatozoideve mund të jetë edhe faktor i disa sëmundjeve te meshkujt si diabeti apo llojet e ndryshme të kancerit. Stili i jetesës gjithashtu ka ndryshuar së tepërmi dhe kjo jo për mirë. Mënyra e të ushqyerit, aktiviteti i pakët fizik, alkooli, obeziteti janë faktor të cilët ndikojnë shumë në këtë reduktim. Më parë në raste problemesh fertiliteti, faji ishte gjithmonë i femrës, pasi shtatzënia ndodh në trupin e saj. Kohët e fundit ky problem është më së shumti i meshkujve, dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje gjasat janë që mund të jemi në rrezik.

 

Share With:
Translate »
913 Views