Nuri i shtatzënisë e ka emrin Meglan Markle

Nëse kur vajzat flasin me njëra-tjetrin për nurin e shtatzënisë, kanë në mendje këtë shkëlqim të Meghan Markle atëherë paskan të drejtë. Dukesha e Sussex-t, ka shkëlqyer në “The Wider Earth” në Londër. Në këtë event bamirësie, Meghan ka zgjedhur një fustan të bardhë nga Calvin Klein dhe një pallto nga Amanda Wakeley.

Bardhësia e veshjes, por edhe shkëlqimi që kishte në fytyrë e kanë bërë Meghan-n të duket e mrekullueshme. E shoqëruar nga princi Harry, prindërit e ardhshëm dukeshin në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Meghan në fakt edhe në këtë periudhë të ëmbël të pritjes së bebit, na ka treguar se stili e shoqëron në çdo kohë.

Shkëlqen Meghan!

Share With:
Translate »
1082 Views