“Nuse për shtëpi!” Afrona vë përparësen dhe i bën yzmet Bleros!
Afrona Dika i dëshmoi Bleros dhe të gjithë publikut se do të jetë një nuse shembullore.
E ftuar në emisionin “N Kosov Show”, ajo u shfaq e veshur me një përparëse gati për t’i shërbyer bashkëshortit në studio.
Pasi i bëri çaj dhe ia shërbeu, Afrona mori edhe një legen me ujë dhe i lau duart Bleros.
Këtë fundjavë që vjen ata do të kurorëzojnë dashurinë me martesë, dhe tashmë kanë përfunduar edhe përgatitjet.
Afrona Dika dhe Blero Muharremi mezi po e presin ditën e madhe!