Nusja e Gaz Pajës konfirmon ndarjen në natën e ndërrimit të viteve
Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja mesa duket i ka dhënë fund martesës disa vjeçare me bashkëshorten e tij, Ira Seferi, me të cilën ka edhe një djalë.
Paja është martuar me partneren e tij në qershor të vitit 2019 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi postimet e aktorit me Iran muajt e fundit kanë qenë të pakta, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik.
Por mes aq shumë zërave, Ira sot kur të gjithë postojnë foto familjare, ajo ka postuar një foto vetëm me djalin! Ishte ky konfirmim apo jo?
/Kids’Time/