“O ma”/ Publikohet kënga e shumëpritur e Aurela Gaçes me vajzat!

Aurela Gaçe ka publikuar këngën më të re. Por këtë herë vjen me një bashkëpunim të veçantë. Me vajzat e saj. Aurela me Grace dhe Abigail këndojnë bashkë këngën “O ma”, një këngë kushtuar marrëdhënies së bukur motër me motër. Në videoklip shihen disa momente nga jeta e tyre, vajzat teksa luajnë, e zihen. Por pavarësisht zënkave, nuk ka asgjë më të çmuar se motra.

“Hapi krahët, përqafoje motrën tënde. Ndoshta tani s’e kuptoni, po s’ju bëhet motër askush në botë!”, kjo është një frazë kaq e bukur që Aurela ua këndon vajzave.]

Share With:
Translate »
84 Views