Obezitetin tek fëmijët e shkaktojnë nënat
Më shumë se nëntë në dhjetë mama me fëmijë mbipeshë mendojnë se këta të fundit janë “normalë”, zbulojnë të dhënat shokuese.
Ndërkohë katër në dhjetë gra fëmijët e të cilave janë në fakt obezë, mendojnë se ata janë “në rregull”.
Zbulimet e një sondazhi madhor të NHS sugjerojnë se prindërit po nxitin padashur obezitetin kur nuk e kuptojnë që diçka nuk shkon.
Fëmijët nuk janë në dijeni të përmasave të tyre dhe katër në 10 prej tyre që janë mbipeshë ose obezë gjithashtu mendojnë se janë mirë.
Muajin e kaluar, ekspertja Dame Sally Davies paralajmëroi se si të qënurit të shëndoshë është “normalizuar” dhe kritikon prindërit të cilët i ofrojnë ushqime të shpejta fëmijëve të tyre.
Duke folur në një konferencë shëndetësie në Londër, ajo shpjegoi se si disa mama supozonin gabimisht se fëmijët e tyre ishin shumë të dobët nëse arrinin të shihnin brinjët e tyre.
Alison Cox, drejtore e parandalimit të kancerit në Studimin e Kancerit Britani e Madhe, tha: “Të qënurit obezë ose mbipeshë është shkaku i dytë më i madh pas kancerit, pas pirjes së duhanit, kështu që është e rëndësishme t’i ndihmojmë njerëzit të ruajnë një peshë të shëndetshme”.