Olsi i rrëfen Rozës emrin e veçantë që ka menduar për djalin e tij
Një diskutim mjaft i lezetshëm është hapur sot në shtëpinë e “Big Brother Vip 3” mes Roza Latit dhe Olsi Bylykut. Dy banorët kanë diskutuar mbi emrat që do t’i vendosin fëmijëve të tyre.
Olsi: E kam menduar emrin e djalit, për Zotin
Roza: Si e ke menduar?
Olsi: Sol
Roza: Sol?
Olsi: Sol, diell edhe lidhet me emrin tim Ols
Roza: Po mamanë e djalit e ke menduar, mamaja ku është? Folën portalet që je lidhur me dikë, është e vërtetë?
Olsi: Jam lidhur unë? Jo
Ndërkohë që nga ana tjetër Roza, thotë se edhe ajo e ka menduar emrin për vajzën e saj. Moderatorja thotë se vajzën e saj do ta quajë Perla dhe i ka bërë gati të gjitha gjërat, vetëm partneri i mungon.