Olta Boka flet për shtatëzëninë dhe periudhën e pas-lindjes

Këngëtarja e mirënjohur Olta Boka ishte e ftuara e rradhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Përballë panelit të fëmijëve, Olta foli për familjen, karrierën, por edhe për vajzën e saj të vogël Gaia.

Këngëtarja tregoi se si e përjetoi periudhën e shtatëzënisë, ku theksoi se ishte shumë e qetë, edhe si rrjedhojë e pandemisë.

Kam kaluar një shtatzëni shumë të qetë, e kam shijuar shumë. Më përkoi edhe me pandeminë e kjo gjë pati benefitet e veta. E kam shijuar shumë.

Edhe pjesën ‘post-partum’ e kalova shumë morë, sepse mora vëmendjen e duhur. E ndava mendjen që do ja dedikoja të gjithë vëmendjen time vajzës.”- u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
62 Views