Olta Boka midis mëmësisë dhe muzikës

Olta Boka ishte në emision “Jeto me Orën” në RTV Ora ku foli për jetën e saj  nënë si dhe për rikthimin e saj në skënë.

Pas dy vitesh e fokusuar ndaj të bijës, këngëtaria tha se është momenti për të riardhur tek publiku.

Boka tha se e bija, Gaia ja ka ndryshuar totalisht rutinën.

Ajo u rikthye pas në kohë ku foli dhe për pikat që kanë kulmuar suksesin  e saj.

“Nuk do të isha këtu ku jam sot nëse nuk do të kisha fituar festivalin e fundvitit me këngën “Zemër lamë peng”,  tha ajo.

Gjatë intervistës ajo u surprizua nga familja e saj ku dhe u emocionua shumë.

“Zemra e mamit sot pot a them publikisht. Je njeriu që na ke bërë të lumtur pa masë. Nuk kemi vend ku  të vendosim. Gjëja më e bukur që më ka ndodhur është moment i ardhjes së Gajes në jetë dhe ndryshimi që nuk jam më Lata por jam nëna Lata.”, tha mamaja e saj.

“Jeta ka marrë një dimension tjetër me ardhjen e Gajës.  Së pari faleminderit Zotit që ekzistoni, së dy faleminderit që na keni bërë krenarë dhe vazhdoni të na bëni. Faleminderit që ke një familje të mrekullueshme.”, tha babai. 

Ata u shprehën se ajo nuk është më princesha pasi këtë titull e ka marrë Gaja, tani është mbretëresha.

Olta Boka do të rikthehet në skenë vitin e ardhëshm me një projekt të ri i cili padiskutim që do të mirëpritet nga publiku që kaq shumë e ka duartrokitur.

“Trashëgimia që një artis le  jeton gjatë dhe do doja që për sa kohë ato janë pjesë e jetës sime të qëndronin bashkë me mua në artin tim”, u shpreh ajo.

Share With:
Translate »
70 Views