Olta Gixhari rrëfen merakun që ka pas lindjes së djalit së dytë

Aktorja Olta Gixhari bëri me dije për publikun se është në pritje të ëmbël për herë të dytë gjatë spektaklit “Dancing with the stars”. Gjatë kësaj periudhe, aktorja ka bërë pauzë nga ekrani dhe projektet e saj, megjithëse është përpjekur të jetë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Olta ka dhënë një intervistë për revistën “Bordo”, ku ka folur edhe për përjetimet e kësaj shtatëzanie të dytë.

Olta, si po shkon kjo shtatëzani e dytë?

E vërteta është se shtatzëninë e dytë po e shijoj shumë më shumë, se sa të parën. Here pas herë sillem “sikur nuk jam shtatzënë” dhe kështu e shijon më shumë, pa stres. Të parën kam qenë më shumë e kujdesshme seç duhet. Por, më kanë thënë që te fëmija i dytë bëhesh nënë prej vërteti.

Më kanë thënë që fëmijët bëhen shumë xhelozë. E di jam përgatitur deri diku psikologjikisht për këtë gjë, për Amarin. Jam duke i folur, jam duke punuar shumë me të, por të shohim deri në momentin që do të vijë. Jam e bindur që nuk do të jetë e thjeshtë, se Amari është një fëmijë shumë i përkëdhelur.

Olta Gixhari rrëfen merakun që ka pas lindjes së djalit së dytë

Share With:
Translate »
30 Views