Olta publikon ditën e lindjes së djalit këngën që realizoi në muajin e 9-të të shtatzanisë

Këngëtarja e njohur Olta Boka, është bërë nënë për herë të dytë.

Ky lajm kaq i bukur erdhi shumë surprizë për të gjithë, pasi Olta nuk e kishte zbuluar faktin që ishte në pritje të ëmbël.

Ajo ka ndarë në ‘Instagram’ një video ku shfaqet djali i porsalindur, të cilin e ka pagëzuar me emrin Brel.

Po në të njëjtën ditë duket se këngëtarja, ka zgjedhur dhe të publikojë këngën më të re të saj me titulllin: “Me shume se ti”.

Teknollogjia e avancuar dhe shpërthimi i rrjeteve sociale duket se kanë “rrëmbyer” dhe këngëtaren Olta Boka, e cila publikoi këngën në të njëjtën ditë me lindjen e djalit.

 

Share With:
Translate »
89 Views