Omicron mbërthen gjithashtu Shqipërinë! Shtim i ndjeshëm i rasteve me Covid

Këto ditë të gjjthë kemi miq dhe të afërm që në urimet për Vitin e Ri mësojmë se janë në regjim shtëpie me Covid.

Temperaturë dhe testi pozitiv.

Me festat dhe janarin duket se Covid është rikthyer në valën e radhës fuqishëm.

Delta dhe Omicron janë përzier në Shqipëri.

“Mendoj që dominant po bëhet varianti Omicron, po kalon nga Delta tek Omicron. Sipas parashikimeve të mia nga fundi i janarit do të kemi një pikë më të lartë të infektimeve, me dominues Omicron-in. Dalja e mutantit Omicron shfaqi dritë në fund të tunelit të pandemisë. Zëvendësimi i Deltës dhe Alfës nga Omicron, që ka një transmetueshmëri më të madhe, rreth 70 herë më të madhe se variantet e tjera, por me sëmundshmëri shumë më të lehtë, shumë më të vogël, do të bëjë të mundur që Covid-19 të kthehet nga një sëmundje e rëndë që ka edhe fatalitete të kthehet në një sëmundje të lehtë, të përballueshme nga gjithkush dhe të kthehet në një gjendje gripale”, tha mjeku Andi Koraqi, pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve për Euroneës Albania.

Share With:
Translate »
25 Views