Opozita kundër draftit për abortet dhe nënat surrogate, Gjergji: Shkatërron konceptin e familjes!

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësinë, Zheni Gjergji është shprehur se projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” u hartua në fshehtësi dhe nga një grup pune që mbahet sekret.

Deputetja e PD-së theksoi se ky projektligj shkatërron konceptin e familjes dhe vazhdimësisë së jetës, duke shtuar se “një grua sot nuk merr dot asnjë shërbim bazik të ndjekjes së shtatzënisë pa pagesë siç e ka ligji aktual dhe kjo do të vazhdojë të jetë fasadë”.

Sa i përket pr.ligjit për nënat surrogate, Zheni Gjegji u shpreh se do t’i hapte rrugën një abuzimi masiv dhe një skllavërie moderne, që sipas saj,  e shndërron Shqipërinë në një laborator të madh kriminal.

“I hartuar në fshehtësi nëpër klinika private që ditën bllokojnë shërbimet publike dhe natën u japin jetë aktiviteteve të pakontrolluara, kjo nismë i hap rrugë monopolist të shëndetit riprodhues që nëse Ministria e Shëndetësisë të përcaktojë dhe licensojë ekspertët e fushës së riprodhorimit të asistuar me kritere allashqiptarçe duke shkatërruar shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhimit të asistuar.

Grupi i punës mbahet sekret, sepse është në paligjshmëri të plotë duke qenë në konflikt interesi. Ky projektligj i paraprin edhe shkatërrimit të plotë të konceptit të familjes, të mëmësisë dhe vazhdimësisë së jetës veçanërisht seksit femëror pa një kontroll nga institucionet publike e shëndetësore.

Flitet për mëmësi dhe shtatzëni të sigurt, vetëm në përkufizimet e ligjit nga fundi kuptohet, por ndërkohë një grua shtatzënë sot nuk merr dot asnjë shërbim bazik të ndjekjes së shtatzënisë pa pagesë siç e ka ligji aktual dhe kjo do të vazhdojë të jetë fasadë”, ka thene Gjergji.

Opozita kundër draftit për abortet dhe nënat surrogate, Gjergji:

Share With:
Translate »
62 Views