Orinda dhe bebi po flenë, fotoja që Turi zgjodhi për të falenderuar është dashuri
Ditën e sotme Orinda dhe Turi u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Atarës. Me të ardhur në jetë vogëlushja, Turi nuk priti aspak, por menjëherë ndau lajmin e bukur dhe publikoi foton e parë me të teksa e mbante në krahë dhe e këshillonte me humor të flinte gjumë e të mos merrej me Tik-Tokun.
Në postimin e producentit vërshuan mijëra urime nga personazhe të njohur e të panjohur. E për t’i falenderuar të gjithë, Turi postoi një tjetër foto shumë të ëmbël ku Orinda dhe Atara shfaqen duke fjetur.
“Po flenë gocat. Faleminderit të gjithëve”-shkruan Turi i cili në këto momente po i admiron plot emocion vajzat e tij të shtrenjta teksa flenë.