Orinda Huta: Jam prej 15 vitesh në konflikt për pronat e mamit dhe kërcënohem nga daja
Orinda Huta ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit në sallën e gjyqit.
Ajo ndau historinë personale, në lidhje me një problem pronash dhe kërcënimet që madje merr nga të afërmit. Megjithatë theksi i postimit të saj është: Sado kokëdhimbje të kesh nga konfliktet mbi pronat dhe atë që të takon, asgjë nuk e justifikon vrasjen dhe dhunën. As ato komente në rrjet që kanë arritur deri aty sa e quajnë vrasësin e gjyqtarit, hero.
