Orinda nuk pranon të flasë vetë, por Xhemi sapo na zbuloi sekretin e “shtatzanisë” së saj
Lajmi se Orinda ndoshta është pritje të ëmbël ka qarkulluar ditët e fundit në rrjet pas një fotoje të postuar nga vetë ajo me Turin.
Duart e tyre mbi barkun e Orindës ngjallën dyshimet për të gjithë ne që mezi po e presim këtë lajm.
Orinda nuk ka bërë asnjë reagim me këtë situatë. Por Xhemi me sa duket ka diçka për të thënë dhe ajo duhet ta dijë më së miri. Orinda dhe Xhemi jetojnë në të njëjtën lagje në kryeqytet dhe përveç kësaj janë dhe shoqe së bashku.
Në përgjigje të të gjithë thashethemeve të qarkulluar në rrjet, Xhemi ka postuar një foto nga palestra me Orindën duke e shoqëruar me emoji pica. Kjo si për të thënë që Orinda nuk është shtatzënë por nëse ju duket se barku është i rrumbullakosur, mund të jetë thjesht ndonjë kile më shumë.
Gjithsesi ne dëshirojmë që Orinda të bekohet sa më shpejt me një ëngjëll të vogël. /Kids’ Time