Pak kohë pas lindjes së vajzës, Floriana Garo jep lajmin tjetër të gëzueshëm

Floriana Garo është një prej moderatoreve më të komentuara në mediat rozë në vendin tonë.

Vetëm para dy muajsh ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, Adia dhe u largua nga ekrani për t’u bashkuar me bashkëshortin në Gjenevë.

Gjithsesi ajo vazhdon të jetë aktive dhe pranë ndjekësve të saj me postime dhe video live në Instagram.

Ditën e sotme ajo u fut në video live dhe ishin të shumtë fansat të cilët e pyesnin për një rikthim në ekran.

“Do rikthehem! Një ditë do rikthehem, por tani po bëj një jetë tjetër, me detyra pak më ndryshe”- ishte përgjigjia e Florianës ndaj komentuesve.

Ndërkohë një pyetje tjetër ishte: “Pse nuk e tregon vajzën në Instagram”?

“Një ditë do ta tregoj dhe vajzën, por është shumë e vogël tani”- tha moderatorja e njohur.

Share With:
Translate »
815 Views