“Pak minuta para abortit” ( poezi )

-Mam, unë tash kom shpirt,
po hala jetoj si n’andërr,
– Mos u tut prej varfërisë
se kena me pas çka me hongër,
– Mam, e di që faji nuk osht krejt i joti,
Un s’kom mbështetje tjetër veq ty edhe Zotin,
-Mam, un ni dit rritna e bohna krah i joti,
Po ti ndjej t’rrahurat e zemrës t’lutna fshije lotin,
– Mam, tash veq e kom marrë formën e trupit,
Dije që un për ty i kisha dal përpara edhe plumit..
-Mam, nëse sot vendos jetën me ma marr,
Ton jetën edhe n’Ditën e Ringjalljes ki mem pas barrë,
– Mam, un nashta s’kom me dit babën ku e kom,
Ama e di që ti për gjithçka mu m’mjafton.
– Mam, sakrifiko sot mos i ngo fjalët e njerzve,
Edhe pse hala s’t’kom pa e di që je femër e ndershme,
-Mam, skalperi i doktorit osht’ frymën tu ma nal,
Po masi mam tjetër nuk kom, n’botën tjetër kom me ju lut Zotit prap me t’fal….

Share With:
Translate »
886 Views