Pak muaj pas lindjes, këngëtarja na lë pa fjalë me linjat në daljen e parë skenike

Është thjeshtë një Uau! Janet Jackson i është rikthyer jetës artistike pas lindjes së fëmijës së parë dhe gjithçka para publikut ka qenë e mrekullueshme. 51-vjeçarja i ka lënë të gjithë pa fjalë ndërsa është ngjitur në skenë 9 muaj pas lindjes. Janet nisi koncertet mbrëmjen e kësaj të enjteje dhe do të vazhdojë me turin muzikor për disa javë me radhë. Duket që Janet nuk ka asnjë marrëdhënie me kohën. Kanë kaluar 9 muaj pasi këngëtarja solli në jetë Eissa Al Mana me bashkëshortin 42-vjeçar Wissam Al Mana, më 3 janar, dhe prej atëherë, anuloi të gjitha koncertet për t’u bërë nënë me kohë të plotë. E gjithë puna që ka bërë me palestrën, siç duket edhe në këto foto, është shpërblyer. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja nisi turin “State Of The World” në Lafayette, Los Angeles. Trupi i paslindjes ishte thjeshtë i mrekullueshëm. Janet, madje, as nuk kishte menduar gjatë për të zgjedhur veshjen e darkës, por ishte mjaftuar me një gjysmë golf të bardhë, xhinse të ngushta dhe taka. Duke e parë me kujdes në ditën e saj të madhe të kthimit në skenë, duket sikur Janet nuk e ka lënë kurrë skenën. Jo vetëm nga energjia e jashtëzakonshme që e shoqëron gjithmonë, por edhe nga format fizike të mamit të ri. Duke kënduar me energji gjatë gjithë kohës në skenë, ajo duket mjaft sportive, por edhe seksi në të njëjtën kohë. Kjo performancë e Janet pas lindjes nuk do të mbetet vetëm me një natë. Turi sapo ka nisur dhe sonte, këngëtarja ka vendosur të këndojë në nder të viktimave të uraganit Harvey. Ylli i “Nasty” tha se shpreson që ky koncert t’u vijë në ndihmë sadopak njerëzve që janë prekur nga stuhia.

Share With:
Translate »
682 Views