Pak pasi u bë publike shtatzënia, dalin fotot e para të aktores me barkun e rrumbullakosur

Lajmi se aktorja Jennifer Lawrence do të bëhet nënë për herë të parë u bë publik vetëm dy ditë më parë dhe që tani kemi fotot e saj me barkun e rrumbullakosur. Aktorja nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve që e kanë ndjekur këmba këmbës për të siguruar shkrepjet e saj shtatzënë.

Aktorja kishte veshur një jumpsuit të lirshëm me lule dhe një bluzë, teksa shëtitste në rrugët e Manhattanit dhe më pas u ul për drekë me një mikeshë në një restorant në qendër të qytetit.

Një përfaqësuese për aktoren 31-vjeçare, e konfirmoi shtatzëninë e saj të mërkurën, duke zbuluar se ajo është duke pritur fëmijën e parë me partnerin, Cooke Maroney. Lawrence dhe Maroney u takuan përmes mikeshës së përbashkët Laura Simpson, duke dalë në mënyrë sekrete verën e vitit 2018, para se të fejoheshin në shkurt të vitit 2019.

Data e lindjes së Lawence ende nuk dihet, sepse ajo ende nuk ka treguar saktësisht se sa muajshe shtatzënë është.

Share With:
Translate »
158 Views