Pallati Buckingham publikon foton e rrallë të Princit Philip me mbretërit e vegjël

Familja Mbretërore është kthyer pas në kohërat e bukura pas vdekjes së Princit Philip në moshën 99 vjeçare. Të Mërkurën, llogaria zyrtare e Familjes Mbretërore postoi një imazh të papublikuar më parë të Philip-it dhe gruas së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, duke pozuar me shtatë stërnipërit e tyre së bashku në Balmoral Castle në Skoci.

Imazhi është realizuar në 2018-ën nga Kate Middleton, e cila ka realizuar disa portrete zyrtare për familjen. Të tre fëmijët e Kate dhe Princit William, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, janë fotografuar afër Mbretëreshës. Philip-i është i rrethuar nga katër stërnipa të tjerë duke përfshirë vajzat e Zara Tindall, Mia dhe Lena dhe vajzat e Peter Phillips, Savannah dhe Isla.

Të dy Zara dhe Peter janë fëmijë të Princeshës Anne. Në një tjetër imazh të publikuar në llogarinë e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit në twitter, thuhet: “Sot ne ndajmë së bashku me anëtarët e @RoyalFamily, fotografitë e Dukës së Edinburgut, duke e kujtuar atë si një baba, gjysh dhe stërgjysh”. Të martën, Mbretëresha u kthye në detyrat e saj mbretërore, vetëm katër ditë pas vdekjes së burrit të saj. 

Image

Share With:
Translate »
506 Views