Katy Perry tregon pse vendosi të bëhej nënë pikërisht tani

Gati tetë muaj pasi lindi vajzën, Katy Perry ka rrëfyer se ndihet e lumtur që vendosi të sillte në jetë një fëmijë në këtë fazë të jetës së saj.

Këngëtarja tha se ka patur mundësinë të ngjisë hapat në karrierë, por tashmë e pranon se të qenit nënë është puna më e mirë që ka bërë.

Ajo e krahasoi dashurinë që po përjeton si një nënë me adhurimin që merr si një personazh i famshëm.

“Nuk kam përjetuar asnjë ndjenjë si ajo kur pashë për herë të parë vajzën time. Ishte dashuria që kam përkuar përherë. Ishte si një bam. Jam shumë e lumtur që nuk e humba atë mundësi. Ka qenë gjëja më e mirë”, tha këngëtarja duke iu referuar vajzës.

Më tej, Perry shtoi se dashuria e pakushtëzuar ndaj së bijës e ka bërë të reflektojë se ky ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë.

Share With:
Translate »
263 Views