Pamje të papublikuara – momenti kur Jonida Vokshi vetëm 6-vjeç fitoi ‘Miss Tirana’
Ajo është njëra nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për bukuroshen Jonida Vokshi, e cila veç aktrimit e rolit të prezantueses, ka qenë këngëtare dhe ishte shpallur ‘Miss’ që e vogël.
E njëjta ishte e ftuar së fundmi në ‘S’e Luan Topi”, ku ka folur për të kaluarën dhe rrugëtimin e saj në karrierë.
Asaj iu publikua edhe një video kur ishte shpallur ‘Miss Tirana’ në moshën shtatëvjeçare.
Këto pamje nuk i kishte as Vokshi që u emocionua në momentin që dolën në ekran.
“Sa kujtim i bukur”, tha ajo.
Jonida vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në shoubizin shqiptar.