Pamje tmerruese, trupa fëmijësh të vrarë gjatë luftimeve në Siri

Vetëm në dy ditët e para të kësaj jave janë vrarë rreth 100 persona dhe plagosur 500 të tjerë në Damask pas sulmeve siriane.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut bëri me dije se mes viktimave ka një numër të madh fëmijësh.

Ushtria siriane ka nisur një operacion të gjithanshëm për të rimarrë Ghoutan lindore. Ajo është një nga zonat e fundit pranë Damaskut ende në duart e rebelëve dhe militantëve islamikë që kërkojnë të rrëzojnë qeverinë e Asadit, shkruan VOA.

Sipas vëzhguesit sirian, operacioni ajror synon të hapë rrugën për një ofensivë tokësore.

Luftimet në lindje të Ghoutas duhej të kishin sjellë një armëpushim të ndërmjetësuar mes Rusisë, Turqisë dhe Sirisë.

Share With:
Translate »
701 Views