PAMJE TRONDITËSE/ Një grup djemsh dhunojnë me tulla të miturin në Vlorë dhe e filmojnë

Pak ditë më parë policia e Vlorës ka njoftuar se një 14-vjeçar kishte shkuar në spital me lëndime të rënda dhe ishte goditur me tullë në kokë.

Ndërsa, ditën e sotme në rrjet janë publikuar pamjet e rënda ku 14-vjeçari shihet teksa dhunohet nga një grup djemsh.

Pamjet janë bërë me blur pasi janë të rënda, ndërkohë në video shihet se si djemtë e godasin me tullë, shkelma dhe grushta, ndërsa përpiqen të filmojnë të gjithë ngjarjen.

I mituri ndodhet ende në gjendje jo të mirë, pasi goditejt kanë qenë të forta.

Share With:
Translate »
156 Views