Pamje video: Akti heroik i një babai… shpëton një nënë me vajzën 3 vjeçe nga mbytja

Ky është momenti dramatik kur një baba arrin të kryejë një akt me të vërtetë heroik, duke i shpëtuar jetën një nëne me vajzën e saj 3 vjeçare.

Ngjarja ndodhi së fundmi në Birgimngam të Anglisë. Liam Stiç kishte dalë për shëtitje me të shoqen Tia, e cila është 5 muajshe shtatzënë. Burrë e grua panë një makinë e cila po zhytej në ujin pranë një ure aty pranë. Liam vendosi të ndërhyjë menjëherë, ndërsa e shoqja mundi të filmojë disa nga momentet e ngjarjes.

Babai u mbajt pranë urës, theu xhamin e pasëm të makinës dhe mundi të nxjerrë prej aty nënën e vajzën e saj të vogël 3 vjeçare. Liam tha se gjithçka bëri i erdhi natyrshëm, pasi ai vetë është baba dhe po pret një tjetër fëmijë.

“Zonjës i thashë të qëndronte e qetë, sepse ajo po bërtiste. Ajo vetëm më thoshte të lutem më ndihmo të shpëtoj vajzën. Pjesa e përparme e makinës po zhytej në ujë, kështuqë u mbajta tek ura në mënyrë që mos i shtoja peshë makinës. Zonjës i thasë të nxirrte jashtë vajzën fillimisht. Ajo mundi të ulë deri në gjysëm xhamin dhe prej atje nxorra vajzën, të cilën e vërvita drejt e tek krahët e time shoqeje, e cila qëndronte në urë.”-tregoi Liam.

Për të shpëtuar gruan, Liam shkoi të marrë disa rripa me të cilat mundi të sigurojë që makina nuk do të zhytej plotësisht nën ujë.

Ai tha: “Sapo foshnja ishte e sigurt, vrapova për të marrë rripat dhe u ngjita përsëri në makinë dhe theva dritaren e pasme të pasagjerit. E sigurova makinën në urë me rripat e arpionit që të mos lëvizte më tej nën urë. Më pas i thashë gruas që të ngjitej në pjesën e pasme dhe të dilte nga dritarja.

Share With:
Translate »
49 Views