Paris Hilton tregon vështirësitë e mëmësisë: Kam hequr dorë nga angazhimet profesionale

Nuk ka kaluar shumë që nga momenti kur Paris Hilton zbuloi se ishte bërë nënë e një vajze. Ajo ka rrëfyer ndjesitë e saj në një intervistë për CNN tani që familja është me 4 anëtarë.

Bukuroshja bionde ka shpjeguar se sa e vështirë është për të, të balancojë jetën private me atë profesionale. E mes këtyre të dyjave ajo ka shpjeguar se zgjedh gjithmonë të bëjë detyrat e saj si nënë duke lënë në plan të dytë angazhimet profesionale.

“Unë kam një orar  mjaft të ngjeshur kështu që po mësoj të them jo dhe po përpiqem të kaloj sa më shumë kohë të jetë e mundur me të vegjëlit e mi“-është shprehur ajo gjatë intervistës.

Të dy fëmijët e biznesmenes amerikane kanë ardhur në jetë përmes një nënë surrogate, një vendim siç edhe ajo ka shpjeguar në intervistat e saj të hershme që ka qenë jo shumë i lehtë për t’u marrë.

 

Share With:
Translate »
39 Views