Para dhe pas shtatzënisë: Fotografitë që tregojnë se sa shumë ua shton bukurinë grave shtatzënia
Ndonëse prë ndryshimet që sjell shtatzënia në fizionominë e një gruaje ka një sërë studimesh, për bukurinë që sjell shtatzënia nuk ka nj studim, por vetëm një grumbull fotosh dhe shembujt nga jeta e përditshme për të vërtetuar që dhe ky ndryshim është i vërtetë.
Sipas revistes shkencore Nature Neurosciense struktura e trurit të nënave të reja ndryshon gjatë shtatzënisë dhe pas ardhjes në jetë të fëmijë . Këto ndryshime zgjasnin deri në dy vite.
Autorja bestseller dhe mamaja e dy fëmijëve Nancy Redd liston gjithashtu disa ndryshime në librin e saj “Pregnancy, OMG!: The First Ever Photographic Guide for Modern Mamas-to-Be”:
Ndjeshmëri ndaj dritës, njolla në lëkuraë dhe flokë që këputen lehtë.
Hija blu në lëkurën përreth organit gjenital: Nëse lëkura rreth vaginës merr një ngjyrë në nuancat e blusë, ju nuk po imagjinoni! Kjo mund të ndodhë vërtetë.
Po për nurin që u bie nënave të reja ç’mund të themi?
Ndryshimet hormonale janë ato që ndikojnë dhe në pamjen fizike të grave shtatzënë dhe fotografitë e mëposhtme tregojnë qartazi sesi ndryshon portreti i një gruaje në pritje të ëmbël.
\