Paris Jackson bën tatoo-në e veçantë në nder të babait të saj (Foto)
Paris Jackson vajza e vetme e ikonës së Popit Michael Jackson, është përkushtuar të ruajë shumë mirë të gjithë trashëgiminë që ka lënë baba i saj. Kujtime nga jeta e tyre private, por edhe ajo artistike, Paris i ruan me fanatizëm.
Ajo ka bërë një tatuazh në këmbën e majtë në nder të babait të saj, të cilin e ka postuar në instagram, ku shkruan: “Me çdo hap që bëj, ti më ngre këmbën dhe më drejton përpara. Të dua”, ka shkruar modelja dhe këngëtarja amerikane.
“Muzika është si ajri që thith – është vetëdije, është një mënyrë për të shprehur veten dhe atë që ndjej brenda”, tha ajo në një intervistë.
Paris ka edhe një lidhje të fortë me dy vëllezërit e saj të njohur si Blanket.