Partnerja e William Levy publikon foton me familjen e saj: Gjithçka kam nevojë

Ata janë një nga çiftet më të famshme e më të  pëlqyer në botë. Aktorët latinë William Levy dhe Elizabeth Gutierrez prej vitesh janë në një martesë nga e cila kanë sjellë në jetë dy fëmijë mjaft simpatikë.

Prej kohësh çifti kanë lënë pas debatet dhe krisjet mes tyre për t’ju përkushtuar familjes dhe shpesh i shohim ata në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi Elizabeth ka postuar një foto në profilin e saj të ‘Instagram-it’ ku shfaqet pranë tyre dhe tregon se ata janë gjithçka që ajo do në jetë.

“Gjithçka që kam nevojë. Familja ime,”- ka shkruar ajo krahas fotos e cila duket të jetë e disa viteve më parë.

Share With:
Translate »
1305 Views