Pas 12 vitesh martesë dhe pa fëmijë, Juliana Pasha tregon sikletin më të madh

Juliana dhe Altini janë një çift që i ka lidhur muzika dhe pasioni për artin.

Altini është një kitarist ndërsa Juliana, një këngëtare shumë e njohur e skenave shqiptare, që prej vitesh na ka dhuruar këngë dhe performanca fantastike.

Këngëtarja dhe kitaristi kanë një martesë të lumtur prej gati 12 vitesh dhe sigurisht si çdo çifti tjetër, ata nuk i kanë shpëtuar pyetjes: “Kur do të bëni një fëmijë”?

Lidhur me këtë pjesë Juliana ka folur pasditen e sotme në emisionin “E diell” dhe ka treguar se jo çdo gjë është në dorë të tyre.

“Shqiptarët janë mësuar ta bëjnë këtë pyetje. Duket sikur do e rrisin ata fëmijën jo unë. Sa del nga dera e shtëpisë të gjithë të pyesin kur do e bësh atë fëmijë. Por jo çdo gjë është në dorën tonë, janë ca forca natyrore. Për mua e rëndësishme është që jam shumë, shumë mirë me Altinin”, shprehet Juliana.

Kujtojmë se Altini, nga martesa e parë është baba i një vajze të quajtur Odessa.

Share With:
Translate »
2681 Views