Pas 13 vjetësh babai i Britney Spears heq dorë nga kujdestaria ndaj saj!
Babai i Britney Spears ka dhënë dorëheqjen si kujdestar i këngëtares pas 13 vitesh.
Edhe pse ka marrë këtë vendim, sipas avokates së tij , nuk është i duhuri.
“Në fakt, nuk ka arsye për pezullimin ose heqjen e zotit Spears si kujdestar i pasurisë dhe është shumë e diskutueshme nëse një ndryshim në kujdestarinë do të ishte në interesin më të mirë të zonjës Spears” ka thënë ajo.
Nga ana tjetër, këngëtarja është shumë e lumtur pasi më në fund do të jetë e lirë.
“Ne jemi të kënaqur, por jo të befasuar që zoti Spears dhe avokatja e tij më në fund e kanë pranuar se ai duhet të largohet. Megjithatë, jemi të zhgënjyer nga sulmet e tyre të vazhdueshme të turpshme dhe të dënueshme ndaj zonjës Spears, ka thënë avokati i artistes./