Pas 25 vitesh pritje, Lindita sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Maternitetin ‘Koço Gliozheni

Pas 25 vitesh pritje, Lindita ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila shprehet se fëmija dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë falë përkujdesjes së mjekëve të këtij Materniteti.

“Pas 25 vitesh pritje, Lindita ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe ky është gëzimi më i madh i jetës për familjen Gjoshi nga Tirana. Falë përkujdesjes së stafit mjekësor në Shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”, operacioni ka shkuar shumë mirë dhe Deoni i vogël gëzon shëndet të plotë”, shkruan ministrja.

Manastirliu ka përgëzuar ekipin e mjekëve Dr. Kastriot Dallaku, Dr.Elona Belaj, Dr. Julia Bleta, Dr.Vasilika Cina, Dr.Irald Çela, infermieret Fabiola Ruçi dhe Elona Llupo.

Share With:
Translate »
129 Views