Pas aludimeve për ndarje Shakira shëtit me djemtë, ndërsa Pique…

Është shkruar ditët e fundit në mediat ndërkombëtare, se një ndër çiftet më të dashura në botë, janë ndarë. Po flasim për futbollistin e njohur Gerald Pique, dhe këngëtaren me famë botërore Shakirën. Këto dyshime për ndarjen e tyre kanë ardhur pasi, çifti nuk kanë postuar asnjë foto së bashku në rrjetet sociale, që prej marsit të këtij viti. Për dyshen e njohur thuhet se nuk jetojnë më bashkë. Gjithsesi, futbollisti i Barcelona-s, ka hedhur poshtë çdo dyshim se ata janë ndarë. Pique ka postuar në rrjetet sociale një foto të Shakirës, me dy djemtë e tyre, Sashën dhe Milanin. Ai shkruan se është koha për të qëndruar me familjen, dhe etiketon në foto bashkëshorten e tij. Pra, me pak fjalë mesa duket kriza mes çiftit ka qenë kalimtare, dhe ata të dy vazhdojnë të jenë bashkë.

 

Share With:
Translate »
776 Views