Pas Ardit Gjebreas, infektohet me COVID-19 edhe Rudina Magjistar
Edhe moderatorja e njohur e pasdites, Rudina Magjistari është infektuar me COVID-19.
Ditën e sotme ajo e ka drejtuar emisionin nga shtëpia duke deklaruar se është e prekur nga COVID-19 por ne gjendje të mirë shëndetësore.
Rikujtojmë se prej javësh Shqipëria po përjeton një valë të frikshme të COVID-19 ku cdo ditë raportohen mbi 1000 raste dhe sot u shënuan 18 vdekje në 24 orët e fundit.
Rikujtojmë se pak ditë më parë edhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea rezultoi pozitiv me COVID-19, dhe gjendet i izoluar në banesën e tij në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.