Pas betejës me kancerin, u bë me fëmijë nëpërmjet nënës surrogate! Aktorja poston videon e ëmbël me të bijën 6-muajshe
Olivia Mann, pas betejës me kancerin, po shijon sërish jetën dhe mëmësinë. Aktorja dhe bashkëshorti i saj, John Maleny , u bënë prindër për herë të dytë shtatorin e kaluar, me çiftin që mirëpritën vajzën e tyre nëpërmjet nënës surrogate.
Aktorja 40-vjeçare, që prej lindjes së vajzës së saj, May, ka postuar shpesh materiale me të në rrjetet sociale, duke dashur të ndajë lumturinë e saj me fansat e saj.
Në një postim të ri në llogarinë e saj personale në Instagram, Olivia Munn ka publikuar një video të ëmbël me të voglën e saj ndërsa e mban në krahë dhe e puth.
“6 muaj me kumbullën më të ëmbël,”– shkruan aktorja përbri postimit.
View this post on Instagram